Ali Ahmeti i serviloset Mickoskit, i ofendon rëndë shqiptarët e VLEN-it

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në konventën promovuese të AKI-së, u shfaq me tone të ashpra ndaj opozitës shqiptare, duke u shtirur se i dërgoi mesazhe kundërshtarit politik maqedonas, Hristijan Mickoski.

Në fjalën e tij, Ahmeti akuzoi liderin e VMRO-së se po cenon Marrëveshjen e Ohrit, ligjin e gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve. Por, ndërkohë, retorika e tij u kthye edhe ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë, të cilët i cilësoi si “argatë” dhe “zagarë”.

banner

Kristijan, mendohuni mirë, se përballë nuk keni xhevdeta as kastraveca, por kuadro ekipe mirë të specializuara në të gjitha fushat… Me zagarë dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponja. Shqiponja nuk zihet as me zagarë, as me lakej e kasnec”, deklaroi Ahmeti.

Kreu i BDI-së tha se Mickoski me veprimet e tij vetëm po i mobilizon shqiptarët, ndërsa opozitarët shqiptarë i akuzoi për bashkëpunim me VMRO-në.

Retorika e tij ka ngjallur reagime, duke u parë si servilizëm ndaj Mickoskit dhe fyerje e rëndë për opozitën shqiptare.

Ndërsa, një javë me parë, Menduh Thaçi, kryetari i PDSh-së, ka folur për marrëdhëniet e BDI-së me VMRO-në, duke theksuar se qasja “lypëse dhe përkulëse” e partisë dhe e Frontit ndaj VMRO-së dhe Mickoskit e ka larguar nga koalicioni i prirë nga BDI.

Nuk më ka pëlqyer qasja lypëse dhe përkulëse e Frontit dhe e BDI-së ndaj VMRO-së dhe ndaj mandatarit të atëhershëm. Në çfarëdo mënyre dhe çfarëdo variati, ka kurrfarë kërkese reale, pa kurrfarë kushtëzimi real të jenë pjesë e Qeverisë”, tha Thaçi në Debat21.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ditë më parë foli për ketë qasje te Ahmetit.

Mickoski paralajmëroi se zgjedhjet e ardhshme nuk do të shërbejnë si një derë për BDI-në drejt pjesëmarrjes në qeveri:

BDI edhe një kohë të gjatë do të jetë në opozitë, sepse deri tani nuk e ka marrë asnjë mësim… këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri”, deklaroi Mickoski.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.