
Në një prononcim për Klankosova, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka konfirmuar vullnetin e Uashingtonit për të vazhduar partneritetin strategjik me institucionet që pritet të formohen pas certifikimit të rezultateve.
Një zëdhënës i ambasadës ka theksuar se fokusi i këtij bashkëpunimi do të mbetet te temat kyçe për rajonin dhe ekonominë.
“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, citohet të ketë deklaruar ai.



