Ambasadori britanik kërkon kompromis pas zgjedhjeve: Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ku ka theksuar nevojën që partitë politike të tregojnë kompromis pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në  një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit është theksuar rëndësia që legjislatura e re pas zgjedhjeve, të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja dhe humbja e mundësive për Kosovën.

banner

“Theksova nevojën që partitë politike të tregojnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë. Gjithashtu diskutuam edhe abuzimin e papranueshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shprehëm shpresën që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se një gjuhë e tillë është e papranueshme”, thuhet në njoftim, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.