
Shqiprim Arifi, politikan nga Lugina e Preshevës, ka rrëshqitur në seksizëm në një shkrim me tone kritike ndaj Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës.
Arifi e ka quajtur Osmanin, që është gruaja më e votuar në histori të Kosovës, si “nuse të Preshevës”.
“Nusja e Preshevës, Vjosa, kurrë më Presidente!
Kësaj radhe duhet të bëhet Presidente një zonjë apo zotëri nga DIASPORA!” – ka shkruar ai.
Një reduktim i tillë, pa dyshim, ka ngarkesa seksiste, mizogjene dhe mirëmbanë kulturën patriarkale të reduktimit të grave në “nuse të dikujt” apo të një “nahie”.
Gazeta Politika kërkon nga Arifi dhe politikanët e tjerë që të clirohen nga gjuha me konotacione seksiste ndaj grave politikane, duke u sugjeruar që politikaneve gra t’u referohen në mënyrë politikisht korrekte.



