Arrestohen në Zubin-Potok dy të dyshuar për krime lufte

Dy persona të dyshuar për krime lufte gjatë prillit të vitit 1999 janë arrestuar në Zubin-Potok.

Sipas dyshimeve, M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës, ku janë vrarë 23 civilë shqiptarë.

banner

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjilsacionin në fuqi.

“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është i iniciuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.