Arrestohet i dyshuari dhe babai i tij, çka dihet deri tash për rastin e imamit në Dragash?

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, ka ndërruar jetë pas një përleshjeje të ndodhur në këtë fshat, ku pësoi plagë nga therrja me thikë. Tashmë dorasi është arrestuar, i cili u arratis pas sulmit. Çka dihet deri tash për këtë rast?

Në mëngjes u raportuar për vdekjen e imamit Tahirovci. Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit, ku viktimë mbeti imami i fshatit, shkruan Telegrafi.

banner

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Policia e Kosovës është njoftuar për rastin më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15.

“Viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë). Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet B.H., pas kryerjes së veprës, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“I dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në komunikatë.

Siç raporton Indeksonline, policia ka arrestuar edhe babain e dorasit.

Babai është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.