
Artan Behrami, deputeti i PDK-së, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë, ku ende nuk janë themeluar institucionet, përfshirë Kuvendin e Kosovës, gjë e cila konsiderohet si shkelje e Kushtetutës.
Në Klan Kosova, Behrami ka paralajmëruar protesta, duke e ripërsëritur paralajmërimin e mëparshëm të Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së.

“PDK-ja bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, do të shfrytëzojë edhe mekanizma të tjerë demokatik, sic janë edhe protestat, për të garantuar edhe një herë funskionimin e shteitt të Kosovës. Spese për këtë shtet, për këtë pavarësi, për këtë Kushtetutë shumë njerëz janë sakrifiku, shumë njerëz janë vra, shumë njerëz janë masakru. I kemi 400 masakra në Republikën e Kosovës, dhe zoti Kurti është duke shkelur mbi to, është duke shkelur mbi gjakun e tyre me shkeljet sistematike të Kushtetutës” – tha Behrami.
“Përballë e kemi një kamikazë politik, e kemi një, nëse e masim me fjalë të zotit Kurti, e kemi një super kriminel që ka shkelur në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme edhe Kushtetutën, edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese” – tha Behrami.



