Çitaku i çon mesazh Kurtit: Në fund, Republika do të triumfojë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka dalë me një mesazh politik, duke theksuar se interesi i shtetit dhe i qytetarëve duhet të jetë mbi interesat individuale.

“Shteti mbi individin. Interesi i qytetarëve dhe i Kosovës para çdo interesi tjetër. Në fund, Republika do të triumfojë!”, ka shkruar Çitaku.

banner

Mesazhi i saj vjen në një periudhë të tensionuar politike dhe institucionale në Kosovë, kur partitë po vazhdojnë përplasjet rreth funksionalizimit të institucioneve.

PDK-ja, pjesë e së cilës është Çitaku, ditëve të fundit ka zhvilluar edhe aksione para Qeverisë, duke kërkuar rikthimin në rendin kushtetues dhe konstituimin e Kuvendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.