Asamblisti komunal në Preshevë kërcënon dhe sulmon verbalisht kryetaren Ardita Sinani: E ke gjetë momentin se

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Preshevës, ku një asamblist ka ofenduar dhe kërcënuar publikisht kryetaren e komunës, Ardita Sinani, me fjalë fyese dhe gjuhë seksiste.

Një incident shqetësues ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Preshevës, ku një asamblist lokal ka sulmuar verbalisht dhe kërcënuar kryetaren e komunës, Ardita Sinani, gjatë një seance zyrtare.

Sipas pamjeve dhe dëshmive nga mbledhja, asamblisti i është drejtuar Sinanit me fjalë fyese, duke përdorur një gjuhë denigruese dhe kërcënuese. Ai, ndër të tjera, ka thënë:

“E turpërume, ke gjetë momentin se… edhe ty të këqyri (nëntekst: jo veç gruan teme).”

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme në sallë dhe dënime të shumta në opinionin publik, duke u cilësuar si një sjellje e papranueshme dhe diskriminuese ndaj një gruaje në pozicion publik.

Back to top button