Avni Arifi: LVV nuk i ka votat për presidentin

Analisti thotë se afati i 4 marsit po afrohet dhe kërkon kandidat konsensual, pavarësisht fitores së Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Afati për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës po afrohet, ndërsa diskutimet politike mbeten të hapura.

banner

Analisti politik Avni Arifi ka deklaruar se, pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kjo parti nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme presidentin.

“Afati po afrohet, 4 marsi është tek dera, ne duhet deri më 4 mars me e pasë presidentin. Pavarësisht fitores së jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është e qartë që nuk i ka votat për me e zgjedhë presidentin. Këto situata, si kudo në botë, zgjidhen me konsensus dhe kompromis. Duhet me gjet një kandidat që është i preferuari i dikujt, por që nuk është i urryeri apo kundërshtari i të tjerëve”, tha Arifi në Klan Kosova.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.