Avokati i Selimit: Nuk ka qenë komandant

Në përmbyllje të fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Rexhep Selimit, fjalën e mori avokati i tij kryesor, Geoffrey Roberts, i cili kërkoi nga trupi gjykues që vendimi të bazohet në vlerësimin e plotë të provave të administruara gjatë procesit.

Sipas tij, klienti i tij nuk mban përgjegjësi penale për akuzat e ngritura.

banner

“Selimi nuk ka qenë komandant. Selimi nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshinë edhe autoritetin e pretenduar që Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave, pavarësisht faktit që ai që në fillim ka qenë një anëtar i njohur i UÇK-së”- tha Roberts.

Sipas mbrojtjes, nuk është dëshmuar ekzistenca e ndonjë raporti vartësie apo kontrolli efektiv nga ana e Selimit ndaj personave të përfshirë në veprat e pretenduara të ZPS-së

“Duke e marrë parasysh faktin që Selimi nuk ka asnjë vartës, që nuk ka asnjë lidhje me të sa i takon kontrollit efektiv, mendoj që derisa ZPS nuk ka dhënë asnjë bazë për këto pretendime, ky është fundi i argumenteve të tyre”- u shpreh Roberts. 

Roberts pretendon se provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë të paqëndrueshme dhe të pabazuara.

“Provat kundër tij janë kontradiktore, nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara. Veçmas pretendimet që ai ka marrë pjesë në ndonjë krim të pretenduar”- përfundoi Roberts. 

Pas përfundimit të deklaratave të mbrojtjes së Selimit, seanca u ndërpre për pushimin e drekës. Pas rikthimit, pritet që mbrojtja e Jakup Krasniqit të nisë fjalën përfundimtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.