
Ambasadori Agron Bajrami ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për emërimin si kryenegociator i Kosovës.
Ai ka shkruar se do ta kryej punën me përgjegjësi në shërbim të Kosovës.
“E pranova me ndjenjë të thellë detyre dhe përgjegjësie emërimin si Kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë. Duke falënderuar Albin Kurti për besimin e dhënë, angazhohem ta ushtroj këtë përgjegjësi me përulësi dhe integritet, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Bajrami



