Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqje

Pas përfundimit të Kuvendit dhe konfirmimit të Abdixhikut si kryetar, Bajrami thotë se respekton vendimin e delegatëve.

Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

banner

Deklarata e saj erdhi pas përfundimit të Kuvendit të partisë, në të cilin Lumir Abdixhiku u konfirmua kryetar i LDK-së me votëbesimin e delegatëve.

Duke folur për Reporteri, Bajrami theksoi se e respekton vendimin e Kuvendit dhe rezultatin e votimit, ndërsa konfirmoi se nuk mban më funksion drejtues në parti.

“Respektojmë vendimin e Kuvendit. Jo, nuk jam më nënkryetare, kam dhënë dorëheqje”, tha ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.