Bajrami pyet: Çka po do Albin Kurti, pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?

Hykmete Bajrami, deputet e LDK, ka shtruar disa pyetje për Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Në një status në Facebook, Bajrami ka pyetur se pse Kurti po e shtyn Kosovën drejt zgjedhjeve.

banner

Postimi i plotë:

Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?

Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime.

E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme.

Tash thonë: ”nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje”.
Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.
Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?

Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë:

Çka po don Albin Kurti?
Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?
Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?

Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje.

Pse?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.