
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një paraqitje televizive, ajo ka vlerësuar se LDK-ja ka një parim bazë.
Sipas saj, parimi bazë i LDK-së është t’i japë zgjidhjet më të mira për Kosovën.
“LDK-ja e ka gjithmonë një parim bazë. Ne ekzistojmë për të mirën e Kosovës dhe për t’i dhënë zgjidhjet më të mira Kosovës për cka është e mundur” – tha Lushaku-Sadriu në Rubikon të Klan Kosovës, transmeton Gazeta Politika.



