
Banka Botërore ka publikuar një raport në lidhje me rritjen ekonomike globale.
Në grafikën e publikuar nga BB-ja shihet një ngecje e zhvillimit ekonomik global në dekadën e tanishme.
Sipas BB-së, në vitin 2026, rritja ekonomike globale parashihet të jetë 2.6 për qind.
Kjo e bën dekadën e tanishme më të dobëtën në aspektin e zhvillimit ekonomik që nga dekada e shtatë e shekullit të kaluar (1960 e tutje).



