
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti, deputet i VV-së dhe kryeministër në detyrë, nuk propozoi emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Hamza e ka quajtur këtë si “mungesë të seriozitetit”.

Tutje, Hamza vlerësoi se ndërprerja e seancës nga ana e kryesuesit është abuzim.
“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit, përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulësve në Kuvendin e Kosovës. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme…thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet që të kemi konstituimin e Kuvendit dhe në fund dalin mbajnë fjalime politike dhe abuzojnë me pozitën e kryesuesit dhe në vend të propozojnë emër, e shtyjnë propozimin e emrit për kryetar apo kryetare të Kuvendit dhe nuk konstituohet Kuvendi. Kosova vazhdon me mungesë dhe ma vakum institucional, kjo e dëmton vendin” – tha Hamza, shkruan Gazeta Politika.



