Berisha: Florjan Binaj, kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut në Tiranë

Sali Berisha shpall aktorin e njohur si përfaqësuesin e opozitës për zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, duke e quajtur “luftëtar të paepur të kauzave qytetare”

Opozita ka zyrtarizuar kandidaturën e aktorit të njohur Florjan Binaj përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit. Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se vendimi është marrë pas një procesi përzgjedhjeje mes kandidaturave të ndryshme të ardhura nga Partia Demokratike dhe nga personalitete të pavarura brenda dhe jashtë vendit.

Jam sot këtu për të informuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë se grupi i mandatuar nga PD do t’u propozojë aleatëve tanë që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit dhe komunikatorin e lindur, zotin Florjan Binaj”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Binaj gëzon reputacion të gjerë dhe përfaqëson më së miri qytetarët e Tiranës. “Florjan Binaj është nga ata artistë që i konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij,” u shpreh Berisha, duke theksuar se kandidatura e tij pritet të bashkojë opozitën dhe qytetarët në përballje me pushtetin aktual.

Back to top button