Çitaku: Kurti e sheh veten si president, kryeministër e gjithçka tjetër – abuzoi me Zyrën e Presidentit

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka komentuar zhvillimet politike në seancën e mbrëmshme, ku dështoi zgjedhje e presidentit, rrjedhimisht u shpërnda legjislatura e Kuvendit.

Çitaku ka vlerësuar se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, abuzoi me Zyrën e Presidentit.

banner

Postimi

Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil “karate” dhe për ta permbysur rendin kushtetues.

Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit.

Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur.

Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës.

Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër.

Një shfaqje e turpshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.