Dëshmitari i Thaçit në Hagë: ShBA i bëri të qartë Millosheviqit se Rugova nuk guxon të preket

Dëshmitari i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Williams ka folur për negociatat e Rambujesë, marrëdhëniet me UÇK-në, rolin e FARK-ut dhe përfshirjen e figurave politike e ushtarake gjatë viteve 1998–1999, përfshirë Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Bujar Bukoshin, Hashim Thaçin dhe Veton Surroin.

banner

Ai ka njoftuar se Rugova kishte një status të veçantë të mbrojtur nga diplomacia amerikane.

“Rugova kishte pozicion që ishte i shkëputur. Departamenti i Shtetit ia kishte bërë të qartë Millosheviqit se Rugova nuk preket. Dhe nëse forcat serbe do t’i bënin diçka Rugovës, kjo do të ishte vija e kuqe”, tha Williams.

Për Veton Surroin, dëshmitari tha se kishte mbetur në Kosovë gjatë bombardimeve dhe kishte marrë mbështetje ndërkombëtare për sigurinë e tij.

“Bukoshi rrinte në Gjermani, Vetoni në Prishtinë gjatë bombardimeve dhe kishte përpjekje që të siguronte mbështetjen për Vetonin dhe shokët e tij nga ndërkombëtarët, që t’i dërgoheshin mesazhe Millosheviqit se Vetoni nuk preket. Pra, mos dërgoni forcat që ta merrnin Vetonin”, deklaroi Williams.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.