
Publicisti Veton Surroi ka shprehur mbështetje për protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec të Shqipërisë.
Përmes një reagimi të shkurtër, Surroi ka publikuar mesazhin: “Dinjitet, drejtësi!”.
Protestat kundër projektit turistik në Zvërnec kanë vazhduar ditëve të fundit, ndërsa qytetarë dhe aktivistë kanë kundërshtuar ndërtimet në zonën e mbrojtur bregdetare.



