
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë.
Gjini pasi ushtroi të drejtën e tij për votë, para mediave ka deklaruar se qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre sot dhe ta marrin vendin në duart e tyre. Ai u shpreh se uron që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën.
“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë dhe ta marrin Kosovën në duart e veta.
Kosova iu përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, ka thënë Gjini pasi ushtroi të drejtën e tij për votë.



