
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, deri më 13 maj në orën 10:00, përmes platformës elektronike janë pranuar mbi 67 mijë kërkesa për regjistrim.
Nga këto, 61,500 aplikime janë aprovuar, 5,858 janë refuzuar, ndërsa 301 të tjera janë ende në shqyrtim.
Elezi bëri të ditur se nga aplikimet e aprovuara, 14,566 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.
Ndërkaq, 1,605 persona kanë zgjedhur që pakon me fletëvotim ta dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 45,329 do ta dërgojnë atë në kuti postare jashtë vendit.



