Tërmkolli kritikon Shiroka-Pulën për largimin e fotografisë së Rugovës: “Pse moj Presidente?”

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj largimit të fotografisë së Ibrahim Rugovës nga Presidenca, duke kritikuar presidenten Justina Shiroka-Pula.

“Pse moj Presidente?! Nuk të paskan tregu se ka përfundu keq kushdo që ka prekë në themelet e shtetit të Kosovës, të lirisë e pavarësisë së saj, në radhë të parë të themeluesit të pavarësisë që quhet Ibrahim Rugovë!”, ka shkruar Tërmkolli.

Ajo ka thënë se simbolet kombëtare dhe shtetërore nuk janë “thjesht simbolikë që ndërrohen si kuleçtë e qirave”.

Në reagimin e saj, Tërmkolli ka kritikuar edhe disa anëtarë të LDK-së, duke pretenduar se nuk reaguan kur fotografia e Rugovës u hoq më herët nga partia. Ndaj tyre ajo ka përdorur gjuhë fyese në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.