
Shpëtim Hajdaraj, djali i ish-komandantit të UÇK-së dhe deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po tentojnë të pengojnë proceset e drejtësisë dhe të manipulojnë opinionin publik.
Shpëtim Hajdaraj, djali i ish-komandantit të UÇK-së dhe deputetit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin 2002, Smajl Hajdaraj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen të pengojnë proceset e drejtësisë dhe të relativizojnë krimet e luftës.
Në një postim të tij publik, Hajdaraj ka shkruar se “sa herë që ndriçohet drita mbi krimet e kryera në terr, disa grupe reagojnë me propagandë dhe tentime për ta penguar drejtësinë”. Ai ka shtuar se deklaratat e tilla janë përpjekje për ta devijuar vëmendjen e publikut dhe për të shmangur përgjegjësinë.
Smajl Hajdaraj, babai i Shpëtimit, ishte ish-komandant i UÇK-së dhe deputet i LDK-së, i cili u vra në një atentat në vitin 2002.
Postimi i tij i plotë:
Env(ferr)istëve ka nisë me ju kallë bishti. Sa herë fillon të hidhett sado pakëz dritë mbi krimet e tyre në pusi e terr, çdo proces drejtësie tentojnë ta pengojnë me çdo mjet e propagandë…. e në fund thonë “ne jemi për drejtësi, po kjo është padrejtësi”- hahhahah.
Kur këta e propagandojnë diçka si ‘padrejtësi’ e dikënd si‘tradhëtar’ – merreni të kundërten. Të gjithë e dijmë se ku e si e kanë gjenezën.
P.S. Env(ferr)istë, kot e keni nëse tentoni me propagandu e m’em quajt ‘titist’ e ‘jugosllav’, se kam dëshmor në familje në çdo gjeneratë kundër regjimit jugosllav.



