Djali i Vuçiqit merr pjesë në varrimin e Ratko Mlladiçit

Djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo, është shfaqur në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona që bartnin bluza me figurën e të dënuarit të Hagës për krime lufte dhe gjenocid, shkruan Express.

Në varrim po merr pjesë edhe Milorad Dodik, figura kryesore politike në Republikën Serbe të Bosnjës.

banner

Në Kishën e Shën Lukës është paraqitur edhe kryetari i Banja-Llukës, Drasko Stanivukoviç.

Disa ministra të Qeverisë së Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiç, gjithashtu po marrin pjesë në varrim.

Presidenti serb, Vuçiç, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, me arsyetimin e vizitës së presidentit të Kazakistanit në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.