E konfirmuar: Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku takohen të hënën për presidentin

Të hënën do të jetë takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi do të mbahet nga ora 11 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq lajmin për mediumin KOHA e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

banner

Kosova ka hyrë në 10-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, derisa 28 prilli shënon ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pavarësisht takimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut, ende nuk janë bërë të ditur emrat konkret të kandidatëve të mundshëm për president.

Ndryshe nga LDK-ja, PDK-ja ka kërkuar që Kurti ta zyrtarizojë kërkesën e tij përmes një letre drejtuar kësaj partie për çështjen e presidentit, porse nga akterë të PDK-së është deklaruar se nuk e kanë marrë ende një të tillë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të dielën se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por të arrihet konsensus.

Ajo ka thënë se në qoftëse ka vullnet, marrëveshja mund të arrihet brenda orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.