Edita Tahiri: Vizita e Kurtit në SHBA, mashtrim dhe shmangie e përgjegjësisë

Ish-kryenegociatorja e akuzon kryeministrin se po manipulon me dialogun strategjik dhe kërkon mandate në Uashington që nuk i ka artikuluar në Kosovë.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar atë për mashtrim politik dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për krizën institucionale në vend, raporton Periskopi.

banner

Sipas Tahirit, Kurti tentoi t’u shpjegonte zyrtarëve amerikanë arsyet e pezullimit të dialogut strategjik me SHBA-në, por nuk përmendi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkeljet kushtetuese që, sipas saj, kanë ndodhur gjatë konstituimit të Kuvendit.

Ajo kritikoi edhe kërkesën e Kurtit për një mandat të dytë, të artikuluar në takime jashtë vendit e jo në Kosovë. “Kërkesa e Kurtit për një mandat të dytë para SHBA-së, pa e artikuluar këtë në Kosovë, është shenjë e një politike mashtruese që nuk kalon as në Uashington, e as te opozita në vend”, theksoi Tahiri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.