
Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar sot mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
“Është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për kategoritë e pensioneve me 100 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Më herët gjatë ditës, Ministria kishte njoftuar edhe për ekzekutimin e 100 eurove për fëmijët.



