
Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së dhe deputet i Kuvendit, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë, pas moskonstituimit të Kuvendit dhe ndërprerjes së sërishme të seancës.
Hoxhaj ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka vullnet politik për marrëveshje.

“Qëndrimi ynë ka qënë i qartë në të kaluarën, është i qartë edhe kesaj here. As nuk marrim pjesë në takim, as nuk lodhemi cfarë shkruan zoti Kurti” – tha Hoxhaj.



