Fatmir Limaj fton elektoratin e Nismës ta votojë PDK-në: Ta mbështesin fuqishëm me çdo votë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje që elektorati i partisë së tij ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në emisionin “Pressing” në T7, Limaj tha se pret që votuesit e Nismës të rreshtohen krah PDK-së pas marrëveshjes me Bedri Hamzën.

banner

“Pres që elektorati i Nismës në këto zgjedhje, pas vendimit që morëm, ta mbështetë fuqishëm në çdo votë PDK-në”, deklaroi Limaj.

Ai tha se kërkesa për bashkëpunim kishte ardhur nga baza e të dy partive.

“Nga baza na ka ardhë kërkesa. Nga të dyja anët”, u shpreh ai.

Limaj ftoi mbështetësit e Nismës që të bashkohen në këtë proces zgjedhor.

“E ftoj elektoratin e Nismës, atë elektorat besnik që kemi rrugëtuar që nga fillimi i marrjes sime politike, që të rreshtohemi bashkë”, tha Limaj.

Sipas tij, bashkimi mes Nismës dhe PDK-së do të sjellë rezultate pozitive për vendin.

“Bashkimi i të dyjave do të jenë lajme të mira për Kosovën”, deklaroi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.