
Bashkëkryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka komentuar largimin e disa ish-anëtarëve të partisë drejt Vjosa Osmanit, duke u bërë thirrje që të ruajnë gjuhën politike gjatë fushatës.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Peci tha se diskursi politik nuk duhet të degradohet dhe se qytetarët nuk e vlerësojnë gjuhën fyese.
“Mos e helmoni gjuhën, mos e helmoni diskursin, nuk e vlerëson qytetaria e Kosovës”, deklaroi ai.
Peci shtoi se gjuha politike mund të ketë ndikim më të rëndë sesa përplasjet e tjera.
“Gjuha është te tuli, por di me vra më shumë se plumi”, tha ai.
Ai u bëri thirrje ish-bashkëpartiakëve që të mos e teprojnë gjatë fushatës zgjedhore.
“Këshilla jem është mos i jepni zor shumë në fushatë, mos ta kontaminojnë gjuhën politike”, u shpreh Peci.



