
Kryetari i Mitrovicës së Jugut kritikon Partinë Demokratike të Kosovës për reagimet.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se autoritetet komunale kanë nisur largimin e tabelave reklamuese dhe billbordeve të vendosura pa leje.
Në një reagim publik, ai theksoi se synimi është që qyteti të funksionojë mbi bazën e rendit dhe ligjit, duke e kthyer Mitrovicën në një qytet “normal”.
Megjithatë, Peci ka bërë të ditur se ka rekomanduar një përjashtim, duke lejuar vetëm billbordin e vendosur për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhen ata.
Ai ka kritikuar përfaqësuesit e PDK-së, duke thënë se reagimet e tyre janë më shumë në mbrojtje të interesave të bizneseve sesa të figurave të përmendura.
“Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë, sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli”, ka deklaruar Peci.



