Flaka Surroi kritikon KPM-në: Po del që mediat funksionojnë më mirë pa këtë mbikëqyrje

Flaka Surroi ka kritikuar Komisionin e Pavarur për Media (KPM), duke e akuzuar për funksionim të kundërligjshëm dhe për tentativa censurimi ndaj mediave.

Sipas saj, KPM-ja prej kohësh funksionon me ushtrues detyre të kundërligjshëm në nivele ekzekutive dhe sektoriale.

banner

“Para pak kohësh është bërë me Komision të ri që prejse ka ardhur, ka bërë një sërë shkeljesh me vendime të kundërligjshme”, ka shkruar Surroi.

Ajo tha se vendimet e tilla janë të rrëzueshme në gjykatë dhe kritikoi, sipas saj, tendencat për imponim të censurës.

“Nëse anëtarët e Komisionit besojnë se për detyrë e kanë ta imponojnë censurën, fort keq e kanë”, deklaroi ajo.

Surroi kërkoi që KPM-ja të fokusohet në çështjet e pronësisë së mediave dhe mbrojtjen e transmetuesve nga eksploatimi kabllor.

“Në fund po del që mediat funksionojnë më mirë pa mbikëqyrje sesa me kësi ‘mbikëqyrje’”, shtoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.