Flamur Bunjaku kritikon kufizimin e pagesave cash në Kosovë: Po cenohet privatësia e qytetarëve

Ekonomisti Flamur Bunjaku ka reaguar ndaj kufizimit të pagesave me para “cash” në Kosovë, duke thënë se kjo masë cenon privatësinë dhe të drejtat elementare të qytetarëve.

Sipas tij, në vendet e Bashkimit Evropian po zhvillohet debat i ashpër kundër digjitalizimit të plotë të pagesave.

banner

“Digjitalizimi i plotë i pagesave dhe zhdukja e parasë tradicionale ‘cash’ i mundëson bankave dhe qeverisë kontroll të plotë mbi informatat se çka blen një qytetar”, deklaroi Bunjaku.

Ai përmendi edhe referendumin e mbajtur në Zvicër, ku sipas tij qytetarët votuan kundër digjitalizimit të imponuar të pagesave.

“Ne muajin mars në Zvicër është mbajtur referendum ku mbi 73 për qind janë shprehur kundër”, tha ai.

Bunjaku shtoi se Austria ka integruar në Kushtetutë mbrojtjen e përdorimit të parasë tradicionale, ndërsa në vende si Gjermania dhe SHBA pagesat cash vazhdojnë të lejohen.

Sipas tij, në Kosovë qeveria ka vendosur kufi prej 2 mijë eurosh për pagesat cash, ndërsa direktivat e BE-së parashohin kufi prej 10 mijë eurosh vetëm nga viti 2027.

“Përveç që cenon privatësinë dhe të drejtat e njeriut, ky kufizim do të rrisë çmimin e transaksioneve”, deklaroi Bunjaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.