
Pjesëtarët e Komandës së Logjistikës demonstrojnë profesionalizëm në operacione të integruara me ushtrinë gjermane.
Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shteteve partnere në ushtrimin ndërkombëtar Mittelmark 2026, i cili po zhvillohet në Gjermani.
Në këtë ushtrim, FSK-ja po merr pjesë me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, duke realizuar operacione në kuadër të strukturave të Ushtria Gjermane, ku është plotësisht e integruar.
Ushtrimi ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike, konkretisht në klasat I, III dhe V. Pjesëtarët e FSK-së po operojnë me automjetet e tyre logjistike, duke kontribuar në mënyrë aktive në realizimin e detyrave të përbashkëta.
Përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet ndërkombëtar, pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po dëshmojnë profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri, duke përmbushur me sukses detyrat e mbështetjes në transport në një mjedis shumëkombësh.



