Gani e Fadil Geci i dalin krah Abdixhikut, e akuzojnë Isa Mustafën për “kurthe”: Fitoi pastërtia!

Gani e Fadil Geci kanë dhënë disa deklarata pas përfundimit të Kuvendi të LDK-së, ku u Lumir Abdixhiku e kaloi votëbesimin.

Në shkrimin e titulluar “Dështimi i projekt të Isa Mustafës në LDK”, Geci vlerësoi se Mustafa tentoi ta eleminonte Abdixhikun.

banner

“Në fakt, projekti i Isa Mustafës dhe rrethit të tij, ku bënin pjesë Agim Veliu dhe disa figura të tjera, kishte për synim ta eliminonte politikisht Lumir Abdixhikun. Ky projekt nuk ishte i ri në metodë.

Ai ndjek të njëjtën logjikë me skemat e mëhershme të SHIK-ut: kundër Nexhat Dacit dhe vëllezërve Geci në vitin 2006, e më pas edhe kundër vetë Fatmir Sejdiut, i cili ra në grackën e SHIK-ut në Kuvendin VI, e më vonë u ushqye edhe kundër Donika Gërvallës dhe pastaj kundër Vjosa Osmanit” – ka shkruar Geci, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.

Edhe vëllai i Gani Gecit, Fadili kishte pak a shumë të njëjtën linjë të argumentimit.

Geci, që ishte edhe kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit, ka përmendur kurthet, shkruan Gazeta Politika.

Sipas Gecit, të gjitha “kurthat” kanë qenë që Abdixhiku të humbiste në votëbesim në Kuvend.

“Sinqeriteti, pastërtia kësaj radhe ka fitu brenda LDK-së. Nuk ka pasë pikë sherri në Lumir Abdixhikun. Dhe vetëm kjo ka fitu. Krejt kurthat kanë qenë që ai me humbë” – tha Geci në Tëvë 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.