Garçeviq këshillon Kosovën: Angazhoni lobistë, mos lini të tjerët të formësojnë qasjen e ShBA-së

Vesko Garçeviq, profesor në Universitetin e Bostonit, ka folur në lidhje me lobimin e nevojshëm të Kosovës në ShBA.

Duke folur për REL-in, ai ka pasur disa këshilla për Kosovën, ndërsa ka vendosur theksin te shpenzimet e Serbisë për lobim në ShBA.

banner

“Serbia, sidomos ka investuar jashtëzakonisht shumë si financiarisht, ashtu edhe përmes lidhjeve të saj, në ndërtimin e rrjetit të lobimit. Andaj, po të isha në vendin e Qeverisë së Kosovës do ta bëja të njëjtën gjë. Do të mendoja për të angazhuar dikë me ndikim që i përfaqëson interesat e Kosovës jashtë zyrës diplomatike, që Kosova ka në Uashington” – tha ai, transmeton Gazeta Politika.

“Prandaj, mos ua lini të tjerëve që ta formësojnë mënyrën se si ShBA-ja ju qaset. Duhet të jeni proaktiv, sepse kjo ju ndihmon edhe të kuptoni më mirë se si mendohet nga brenda” – ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.