Gjykata Speciale, Shala: Thaçi iu tha kolegëve që nëse dikush burgoset, do të jem unë dhe Kadri Veseli

Në podcastin “Pikë” të autorit Veton Surroi, është diskutuar edhe tema e formimit të Gjykatës Speciale.

Gjatë bisedës, Blerim Shala, analist e autor, theksoi se klima e asaj kohe karakterizohej nga një presion “brutal” për ta mbyllur këtë kapitull dhe për të larguar hijen e rëndë që rëndonte mbi shtetin e Kosovës. Në fund, Gjykata Speciale u votua.

banner

Siç tregoi Shala, Hashim Thaçi, atëbotë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, u kishte thënë kolegëve të tij se nëse do të kishte arrestime, ai dhe Kadri Veseli do të ishin ndër të parët që do të përballeshin me drejtësinë, si pjesë e përpjekjes për ta shtyrë përpara vendimin për themelimin e saj.

“Në fund, Hashim Thaçi iu pat thënë këtyre kolegëve, nëse dikush burgoset, atëherë burgosna unë edhe Kadri Veseli… burgosemi të parët. Kështu që duhet ta votojmë, duhet ta heqim qafe. Në atë periudhë logjika e vetme ka qenë raporti i Dick Martyt”, tregoi Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.