banner

Hamiti: Më 28 dhjetor, Kosova duhet të dalë nga kurthi i demagogut Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti ka një histori 20-vjeçare të kundërshtimit të dhunshëm të proceseve politike në Kosovë.

Në një reagim në Facebook, ai tha se më 28 dhjetor Kosova duhet të “dalë nga kurthi i Albin Kurtit”.

banner

“Në 20 vjet të ekzistencës së vet, prej vitit 2005, Lëvizja Vetëvendosje (VV) e Albin Kurtit ka histori të kundërshtimit të dhunshëm të proceseve politike në Kosovën e para-pavarësisë dhe të pas-pavarësisë,” shkroi Hamiti.

Ai kujtoi se më 26 janar 2006, në ditën e varrimit të Presidentit Ibrahim Rugova, VV e quajti Rugovën “kolaboracionist”, ndërsa më 17 shkurt 2008 ishte “i vetmi formacion politik shqiptar që nuk festoi shpalljen e pavarësisë”.

Hamiti përmendi edhe veprimet e VV-së në opozitë:

“Kur ishte në opozitë, për ‘kauza të mëdha’, Vetëvendosja ka ushtruar dhunë ndaj institucioneve të Kosovës. Aktivistë të saj me raketahedhës dore kanë pasë kryer sulm ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, të cilin Prokuroria e kishte kualifikuar si akt terrorist.”

Sipas tij, shumë deputetë të VV-së kanë kaluar nëpër procese gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës:

“Pamjet e shëmtuara, skenat e rrezikshme, na kujtohen të gjithëve,” shkroi Hamiti, duke shtuar se gjyqësori ka qenë “i butë” me përfaqësuesit e VV-së, përfshirë edhe rastin kur “Glauk Konjufca qe befasuar vetë kur u lirua nga akuza më 2024”.

Back to top button