Hamza mirëpret lirimin me kusht të Smakajt, Fazliut dhe Shalës

Kreu i PDK-së thotë se gëzimi nuk është i plotë pa kthimin në shtëpi të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen ende në Hagë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mirëpritur lajmin për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Hamza theksoi se, megjithatë, gëzimi mbetet i paplotë përderisa në Hagë vazhdojnë të mbahen të paraburgosur edhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së.

“Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”, ka shkruar ai.

Hamza ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, duke shtuar se ajo është udhëhequr nga ideali i lirisë dhe mbrojtjes së popullit të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.