Emini me kritika: Duket se Ligji për Gjykatën Speciale po përdoret për pazare brenda PDK-së

Donika Emini, analiste dhe aktiviste e shoqërisë civile, ka folur në lidhje me zhvillimet politike rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.

Në një paraqitje në KTV, Emini ka vlerësuar se mënyra se si ky ligj u trajtua nga PDK-ja tregon për krizën e madhe politike në të cilën po kalon kjo parti.

“Fakti që tërheqja e këtij ligji u asociua edhe me linçime brenda partisë, tashmë që partia po kalon në një krizë të madhe politike, po shihet qartazi se edhe lidershipi po shihet që ka problem fundamental për të ardhmen e partisë. Duket se krejt kjo po përdoret për pazare të brendshme politike”, ka thënë Emini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.