
Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, deklaron ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.
Pas debatit për dakordësinë mes dy palëve Serbi Shqipëri, ministri flet në një intervistë për Top Channel, pa u tërhequr nga kjo iniciativë diplomatike.

Ai thotë se asnjë shtet nuk do të lejonte një prani diplomatike që cenon e kërcënon interesat e vendit.
“Hapja e një konsullate, nuk i jep shtetit dërgues asnjë lloj pushteti apo, akoma më pak, ndonjë lloj sovraniteti mbi qytetin, territorin apo popullsinë ku ajo vendoset. Vendndodhja, klasa, juridiksioni dhe funksionimi i çdo pranie diplomatike që vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar por edhe me ligjet dhe rregullat shqiptare”, u shpreh Hoxha.



