Haradinaj e akuzoi Gucatin për hajni, OVL e UÇK i reagon: Trillime!

Nasim Haradinaj ka adresuar akuza të rënda ndaj kreut të OVL-UÇK Hysni Gucatit.

Në “Frontal” të T7, ai ka thënë se Gucati ka “keqpërdorur fonde dhe këtë e kanë zbulaur shokët e tij”.

banner

Haradinaj thirrjen e një proteste nga Gucati e ndërlidhi me sipas tij “mbulimin e hajnisë”.

“Dy ditë përpara është nxënë hajnia e kryatrit aty, e dinë ai. E dinë hajninë që ia kanë nxënë shokët, keqpërdorime të fondeve aq sa i kanë”, ka thënë ai.

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit, ish -sekretar i organizatës, i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hysni Gucati “ka keqpërdorur fondet”.

Në një reagim dërguar mediave, Ramadan Gashi ka mohuar keqpërdorimet duke i quajtur tillime fjalët e Nasim Haradinajt.

“Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqperdorim në OVL UÇK.

Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron” ka thënë ai./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Sot pashë me keqardhje se si në një studio televizive, Nasim Haradinaj i cili pa ose me vetedije lëshoi disa akuza të ulëta, të pavërteta dhe fund e krye dashakeqe ne drejtim të Kryetarit të  OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.Të aludosh se kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, qenka zënë “duke vjedhur” dhe se sekretari qenka larguar nga puna për këtë arsye, është jo vetëm një trillim me dashje, por një fyerje për çdo normë morale e njerëzore.

​Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqperdorim në OVL UCK.

Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron.

​Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së. Inatet personale, mllefet e papjekura dhe etja për vemendje mediale duhet të lihen anash kur flitet për organizatën dhe njerëzit që i kanë dalë zot këtij vendi.

​E vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të ndryshohet nga askush,nuk nund ti pershtatê askuj cfardo pretendemi që ka dhe se une me kompetenc e argumentoj dhe e mbroj para cdo individi apo institucioni se Organizata ka vepruar sipas Ligjit dhe se nuk ka asgjë për të thënë askush lidhur me punën dhe poziten time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.