
Ramush Haradinaj, deputet i zgjedhur i AAK, ka folur rreth situatës politike.
Ai ka theksuar se është i gatshëm të kandidojë për president nga opozita, por pa marrëveshje me VV.

“Nëse opozita do të hynte në garë me emrin tim si propozim për president, unë do të isha i gatshëm, nuk po ofrohem, por nëse ata e vlerësojnë se duhet të jem kandidat, do ta pranoja kandidaturën. Unë nuk ofrohem në një marrëveshje me Vetëvendosjen. Unë nuk kam qenë kurrë kandidat për president. Unë mendoj se duhet të ketë komunikim pozitë-opozitë. Nuk mundet VV që të imponojë kandidat siç ishte rasti i Feride Rushitit. Ose ajo ose zgjedhje”, theksoi ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj në Tëvë1.



