Haradinaj kritikon VV-në: Bashkë me Listën Serbe i përjashtuan veteranët e UÇK-së nga paga minimale

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar për, siç tha, hipokrizi në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranët e luftës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka reaguar lidhur me shfaqjen në Kuvend të videos së daljes publike të UÇK-së, duke thënë se në të njëjtën kohë veteranët janë përjashtuar nga paga minimale, bashkë me Listën Serbe.

“Edhe sot e pamë edhe e vërtetuam një tallava, patriotike. Pra, në Kuvend u shfaq videoja e daljes publike të UÇK-së, nga ata që bashkë me Listën Serbe i kanë përjashtuar veteranët e UÇK-së nga paga minimale”, ka deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.