Haxhiu për Thaçin dhe të tjerët: Luftëtarë lirie, edhe këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka përkujtuar betejën e UÇK-së në vitin 1997, e cila ishte shkas edhe i daljes publike të UÇK-së në Llaushë të Skenderajt.

Haxhiu ka kujtuar edhe mësuesin Halit Geci, i vrarë nga Serbia si hakmarrje për betejën e mëparshme, shkruan Gazeta Politika.

Gjatë fjalës së saj, Haxhiu ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen të burgosur në Hagë nga ana e Gjykatës Speciale në pritje të Apelit rreth dënimit në shkallë të parë për krime lufte më 16 shtator.

Haxhiu ka vlerësuar se ata po mbahen padrejësisht në Hagë.

“Teksa kujtojmë këto ngjarje, jemi pranë krerëve të UÇK-së, luftëtarëve të lirisë, të cilët ehde këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë. Vendi i tyre është në Kosovë” – tha Haxhiu, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.