
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vazhduar me kritika ndaj dy partive të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së.
Kurti ka folur për ofertën që ia bëri këtyre dy partive.
Sipas Kurtit, PDK-së ia ofroi një rrokadë institucionale mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit.
“Edhe oferta për PDK-në, u refuzua” – tha Kurti.
Ndërsa LDK-në e fajësoi për bllokadë.
“Këtë vit LDK-ja sërish po e bën bllokadën, duke kërkuar marrëveshje politike, të cilat i ka refuzuar” – tha Kurti.



