Hoxha i reagon Buzhalës rreth diasporës, e quan me ironi “sociolog”: Nuk është injorancë, është ligësi

Elvis Hoxha, aktivist i VV-së nga Shqipëria, i ka reaguar Berat Buzhalës, analist dhe pronar i Nacionales, në lidhje me një video rreth votës së diasporës.

Hoxha ka ironizuar me Buzhalën, duke thënë se Buzhala “hiqet si sociolog” dhe “bën një sociologji shumë të lartë”.

Tutje, ai e ka vlerësuar këto deklarata të Buzhalës si “ligësi”.

“Kalon te një video tjetër, e sheh Berat Buzhalën, që hiqet për sociolog. Tani po e na e bën një sociologji shumë të lartë, duke na treguar getoizimin e mërgatës, sepse mërgata qenka e getoizuar nga…problemet e kombit. Më falni, tani kjo nuk është injorancë, është ligësi” – tha Hoxha, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button