Hoxha publikon fotografi me Kurtin, në prapavijë shihet Kulla e Eiffel-it: Me miqtë më të mirë!

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, po qëndron në Paris të Francës, ku ka mbajtur edhe një fjalim në Forumin e Paqes së Parisit.

Në fjalim Kurti ka folur në lidhje me dëshirën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Pas fjalimit, duket se Kurti ka gjetur pak kohë të relaksohet në kryeqytetin e njohur francez.

Një fotografi nga Parisi e ka publikuar Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Kurtit gjatë Qeverisë Kurti I dhe aktivist i njohur i VV-së nga Tirana.

Në fotografi, pos Kurtit e Hoxhës, shihet edhe këshilltari francez të Kurtit, Sébastien Gricourt, një aktivist i kahmotshëm i kauzës së Kosovës.

Hoxha ka zgjedhur një mbishkrim interesant për këtë fotografi.

“Me miqtë më të mirë” – ka shkruar Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button